Bashkimi Europian ka nisur një proces gjyqёsor kundёr Hungarisё. Budapesti e bëri njërin vesh shurdh përpara paralajmërimëve të bllokut e tani do t`i duhet të përballet me Gjykatёn Europiane.

Aktivizimi i kësaj të fundit erdhi për shkak të ligjit të njohur si “Stop-Soros”, i cili coli nё kriminalizimin e ndihmёs pёr refugjatёt e kufizon akoma edhe mё tej tё drejtёn e azilit.

Brukseli synon që me padinë ndaj qeverisё sё djathtё nacionale tё kryeministrit Viktor Orban ta detyrojё atё qe ta terheqё ligjin e diskutueshёm, në të cilin pёrfshihet dhe rregullorja pёr tё ndaluar ndihmat pёr azilkёrkuesit nё emёr tё njё organizate.

Në bazë të ligjit në fjalë, punonjёsit e organizatave tё ndihmёs pёr refugjatё mund tё dёnohen me deri në një vit heqje lirie. Nёse Gjykata Europiane i jep tё drejtё Komisionit tё BE-sё, Hungaria mund tё ndёshkohet me gjoba tё detyrueshme, pёr t’i ndryshuar rregulloret në fjale.

Kjo ёshtё padia e parё e Komisionit tё BE-sё nё Gjykatёn Europiane. Nё 2017-tën, Komisioni iu drejtua dy herё Luksemburgut, nё njёrin prej rasteve pёr procesin e azilit nё Hungari dhe nё tjetrin pёr ligjin e arsimit tё lartё.

Ligji “Stop-Soros” kaloi në parlamentin hungarez në 2018-tën. Emërtimi i referohet miliarderit hungarezo-amerikan që mbështet me fondacionet e tij humanitare njё sёrё organizatash civile, te cilat ndihmojnё refugjatёt dhe azilkёrkuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA