Avioni i ‘Alitalia’-s, që kishte në bord Daniele De Rossi-n dhe bashkëshorten e tij, Sarah Felberbaum mbërriti në aeroportin e Ezezias në Buenos Aires pak para mesditës me orën europiane.

Të shumtë ishin tifozët e Bocas, mes të cilëve edhe italiane, si dhe gazetarët që kishin dalë për ta pritur legjendën e Romës, nënshkrimi i të cilit ka rritur entuziazmin te skuadra argjentinase.

Në orën në vazhdim pritet dhe zyrtarizmi i marrëveshjes, me De Rossi-n që për herë të parë do të ndryshojë skuadër në karrierën e tij.

Top Channel