Problemet e vazhdueshme me prindërit, Sabrina Lekaj i rrëfente edhe te mikeshat e saj. Mediat kanë publikuar disa mesazhe që 20 vjeçarja i kishte dërguar shoqes së saj dhe ku tregonte marrëdhëniet e vështirë që kishte me të ëmën.
“Sapo qava. Kam qenë vërtetë e mërzitur sepse mami më thotë gjithmonë ku*vë”, i shkruante Sabrina shoqes.
20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Mamaja e saj telefonoi policinë të paktën një orë pasi vajza kishte vdekur.
Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë thike në bark. Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai u mor në pyetje dhe më pas u mbajt i arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës. Ai pritet të dalë në gjyq këtë të premte, pasi është operuar për plagët.
Familja që jeton në Adelaide të Australisë është me origjinë nga Shkodra, ndërsa vajza njihej si studente e zonja dhe pianiste e talentuar.
Top Channel