Protesta e aktorëve të mbështetur nga qytetarë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit filloi dje që në orët e para të mëngjesit. Protesta zgjati për gjatë gjithë ditës së djeshme ku 2 herë iu bashkua edhe Kryetari i Partisë Demoktratike Lulzim Basha.

Pas largimit të policisë rreth orës 22:30 Basha takoi aktorët dhe qytetarë që ishin në mbështetjet të tyre. Basha u premtoi aktorëve që do të bënte një marrëveshje mes opozitës dhe Alenacës për Mbrojtjen e Teatrit e cila do të garantojë që opozita do ndërhynte në mbrojtjen e teatrit.

Ja fjala e plotë e Bashës:

“Mirënjohje për qendresën qytetare kundër regjimit të hajdutit psiqik Rama.” Basha fton qytetarët të marrin pjesë nesër në firmosjen e marrëveshjes mes opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Të dashur bashkëqytetarë nga Tirana, kryesisht nga Tirana, por edhe nga e gjithë Shqipëria, pasi këtu kemi edhe qytetarë nga qendra të tjera të vendit.

Të dashur artistë, anëtarë të Aleancës për Teatrin: Dua, së pari t’ju falenderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik, evropian dhe qytetar, që i treguam sot mbarë botës me qëndresën tonë krah krenarisë tonë kombëtare, elitës së shpirtit dhe mendjes, Aleancës për Teatrin, aleancës me kauzën më fisnike dhe më qytetare që luftohet sot, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan e në Evropë, mirënjohje për sakrificën tuaj, zonja dhe zotërinj, artiste dhe artistë të ndertuar!

Top Channel