Real Madrid duket i vendosur për të larguar Gareth Bale dhe këtë e konfirmon edhe trajneri i tyre Zinedine Zidane. Në ndeshjen e djeshme që Real Madrid luajti kundër Arsenal, Bale u fut në fushë në pjesën e dytë dhe shënoi gol në minutën e 56.

Por siç duket kjo nuk i ka ndryshuar raportet dhe mendimet e drejtuesve madrilenë për 30 vjeçarin. Në konferencën pas ndeshjes Zidane u shpreh: “Ai bëri një performancë të mirë, dhe unë jam i kënaqur me lojën e tij, por kjo nuk i ndryshon gjërat. Ai e di mirë situatën”.

Uellsiani erdhi në Madrid në vitin 2013 për 100 milion euro, në atë kohë u bë lojtari më i shtrenjtë. Pas sezoit të parë Bale vuajti shpesh nga dëmtimet të cilat bënë që ai të humbiste edhe vendin e titullarit përballë Iscos, Asensios dhe Lucas Vasquez.

Me Real Madrid Bale ka fituar 4 Champions League, 1 Copa Del Rey ku ishte protagosnit në golin e fitores, 1 La Liga, 1 Super Kupë në Spanjë, 3 Super Kupa Europe dhe 4 Kupa Bote për klube.

Bale është lojtari i statistikave dhe i golave. Të shumta janë zërat se Bale duhet të meritojë më shumë respekt nga Real Madrid.

Top Channel