Wake Up/ Irma Libohova moderon në krah të Isli Islamit, “braktis” skenën për studion e “Wake Up”

24/07/2019 13:23

Zëri i njohur i skenës shqiptare , Irma Libohova këtë mëngjes zgjoi shqiptarët për gati 2 orë.

E ftuar në ” Wake Up” si bashkë prezantuesja e Isli Islamit, këngëtarja e njohur provoi për herë të parë moderimin. E qeshur, me një natyrë që nuk i mungojnë dhe notat e humorit, Irma ndau edhe për publikun disa të pathëna nga fillimet e karrierës së saj si këngëtare. “Kam qenë në kopsht, vetëm 3-4 vjeç kur më kanë marrë me zor, madje jam fshehur poshtë tavolinës”.

Ndërkaq këngëtarja zbuloi edhe rutinën e ditëve të saj, duke thënë se për shkak të impenjimeve nuk është tip mëngjesi, por aktivitetet sportive nuk i lë pas dore, në veçanti jogën. Përgjatë dy orëve në program, këngëtarja e njohur solli në versionin karaoke të një prej këngëve të preferuara” Ëndërr” nga Agron Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA