“Një 28 vjeçar po “garon” për të marrë titullin e kriminelit më budalla në botë, pasi furgoni të cilin ai drejtonte, u përplas me makinat e policisë”, thuhet në artikullin e Daily Mail. Gjatë kontrollit, policia i gjeti të ngarkuar më shumë se 200 milionë dollarë metilamfetaminë, në pjesën e prapme të furgonit.

Toyota HiAce goditi makinat që ishin parkuar jashtë stacionit të policisë në rrugën Ethel në periferi të Eastwood-së rreth orës 10.30 të së hënës. Një nga automjetet policore u dëmtua shumë, por askush nuk u plagos.

Furgoni u ndalua një orë më vonë dhe gjatë kontrollit, policia i gjeti disa kuti të mbushura me çanta të metilamfetaminës, me një peshë totale prej 273 kg.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA