Tahiri sërish në gjyq, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

22/07/2019 12:13

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjykim të shkurtuar.

Në gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua sot gjyqi për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Seanca është shtyrë disa herë, për shkak edhe të mospërkthimit të disa letërporosive nga Italia.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas daljes nga gjykata, Tahiri tha se shtyrja e sotme është e tepërt.

“U bënë dy vite besoj se dhe shtyrja e sotme është e tepërt. Me pretendimin se është para gushtit dhe gushti është pushim dhe akoma më e tepërt. Tani është shtyrë për në shtator. Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori?

Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Më duket e tepërt. U shty herën e parë për çështje poste, polici, shtyre letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA