Futbolli rumun jeton momente paniku gjatë ndeshjes mes Dinamos së Bukureshtit dhe Kraiovës.

Në minutën e 25, trajneri i skuadrës së Dinamos së Bukureshtit, Eugen Neagoe, 52 vjec në mënyrë të papritur u bë viktimë e një ataku kardiak që e rrëzoi atë në pankinë, një gjendje kjo që vendosi futbollistët e tij në gjendje shoku.

Ambulanca hyri menjëherë në fushën e lojës dhe trajnerit iu dha ndihma e shpejtë me një defibrilator, për t’u transportuar me urgjencë në spital.

Ndeshja u pezullua për më shumë se 15 minuta për të mundësuar ndihmën mjekësore ndaj trajnerit 52 vjeçar, i cili mësohet se e mori veten gjatë transportit për në spital ku është nën vëzhgimin e mjekëve, ndërkohë që sfida rifilloi të luhej me skuadrën e Krajiovës që fitoi 2-0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA