E mbani mend spotin e nxehtë të Ilda Bejlerit për “Digitalb” fill pas premierës se filmit “50 Shades Darker”?

Moderatorja e sportit jo vetëm që tejkaloi imagjinatën e fansave, por arriti që të thyente të gjitha paragjykimet si një profesioniste e vërtetë.

E ftuar në “E Diell” për 15 vjetorin e “Digitalb” Ilda tregoi sesi reagoi babi kur pa spotin.

“Ka qenë pjesa më e vështirë për t`ia thënë babit” rrëfen Ilda. Ka pasur dhe një ndihmë nga ana e vëllait tim meqë është artist kur po diskutonim për reklamën nëse do guxoja ose jo. Aty kuptova se një artist mund të guxojë dhe nuk ka asnjë problem” kujton Ilda.

“Kur e pa babi, tre ditë e dini vetë ju, por më ndihmoi dhe mami” tha duke qeshur Bejleri.
Sa i takon “namit” mediatik që Ilda ka me të gjithë futbollistët e Kombëtares që të paktën me njërin prej tyre ajo ka qenë një herë e lidhur, ajo u shpreh:

“Unë sapo pi kafen e parë, më del direkt në gazetë” tha me shaka Ilda.

“Meqë është rasti dua të sqaroj se çdo futbollist që kam pasur rastin ta intervistoj, nuk ka të bëjë fare që është i dashuri im. Ruaj raporte korrekte me ta” sqaroi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA