Wake Up/ Testosteroni ndikon që meshkujve t’ju bien flokët!

19/07/2019 14:18

Rënia e flokëve është një nga shqetësimet më të mëdha për shumë meshkuj.

Ky është një problem i vjetër dhe meshkujt janë munduar që ta trajtojnë ose ta mbajnë nën kontroll në forma nga më të ndryshmet, që nga kurat populore deri tek ato kozmetike. Por mesa duket kjo gjë nuk mund të shmanget! Një studim i fundit shkencor nga Alfredo Rossi, profesor i dermatologjisë në Universitetin “La Sapienza”, ka treguar se shkak për këtë gjë është hormoni i testosteronit, pikërisht i ashtuquajturi hormoni “mashkullor”. Pra, në mënyrë ironike i njëjti hormon që i bën meshkujt të duken “të fortë”, në të njëjtën kohë mund t’i lërë edhe pa flokë. Shkencëtarët kanë zbuluar se bëhet fjalë për një enzimë të quajtuar “Alfa 5” e cila ka fuqinë që të shndërrojë testosteronin në një hormon krejt të ndryshëm të quajtur “didrotestosterone” (DHT). Edhe ky hormon po ashtu e bën më të dukshme pjesën “burrërore” dhe rrit fuqinë muskulare por nga ana tjetër ka edhe efekte negative sikurse është edhe rënia e flokëve. Jo të gjithë meshkujt janë të ndjeshëm ndaj këtij hormoni, prandaj tek disa prej tyre ndodh rënia e flokëve me kalimin e viteve dhe tek të tjerë jo. Ky është një proces që po ashtu ka predispozitë të theksuar gjenetike. Jo pak herë meshkujt po ashtu e marrin hormonin e testosteronit si suplement shtesë për të maksimiziar fuqinë muskulare, veҫanërisht ata që kanë një aktivitet të ngjeshur sportiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA