I paragjykuar për faktin se Bindja Demokratike u fut në zgjedhjet e 30 qershorit, sot Astrit Patozi shprehet i bindur se koha i ka dhënë të drejtë madje thotë se është i gatshëm të shkojë deri në Hagë për të vërtetuar se këto zgjedhje u vodhën.

I ftuar në Top Talk përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, Patozi i bëri një ftesë publike kreut te opozitës Lulzim Basha.

“Kur kam ardhur këtu në emisionin tuaj para rreth një muaji kam thënë se mbas 30 qershorit Shqipëria do të flasë kryesisht për ne dhe ja ku e mbajtëm premtimin. Në rast se nuk do të ekzistonte Bindja Demokratike sigurisht që të gjitha palët do të ishin të relaksuara. Edi Rama do ti kishte vënë kapakun e arkivolit zgjedhjeve të cunguara të 30 qershorit ndërkohë që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do ishin duke u marrë me 13 tetorin, me një gënjeshtër e cila bëhet për të mbajtur veten me gajret deri sa të vijë vjeshta. Pra, ne ishim në këto zgjedhje dhe vazhdojmë të jemi si dëshmitarë të asaj që ky sistem është i kalbur”, thekson Patozi.

Por cili është qëllimi i Bindjes Demokratike me ankimimin e bërë në Gjykatë për 30 Qershorin?
“Ne duam t’i dëshmojmë Shqiptarëve dhe zgjedhësve tanë, atyre që na votuan që në këto zgjedhje u fut dora në kuti dhe për ne nuk është risi. Mund ta evitonte mazhoranca por e ka të pamundur. Ky ështe nje fakt dhe unë jam i gatshëm t’i shkoj deri në gjyqin e Hagës kësaj çështjeje nqs do të ishte e mundur, që të hapet vetëm një kuti të cilën ta zgjedhim ne, një kampion, një zonë zgjedhore, mos të merremi me të gjithë Shqipërinë sepse e gjithë Shqipëria është e madhe , zgjat procesi etj etj”, shprehet Patozi.

Kreu i Bindjes Demokratike thotë se do ta cojë deri në hallkën e fundit te Gjyqësorit ankimimin me shpresën që një kuti po të hapet do të provojë që këto zgjedhje u vodhën sërish si ato pararendëset dhe si ato para tyre. Ai ka edhe një ftesë publike për kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Bindja Demokratike është në Kolegj Zgjedhor dhe mund ti provojë Shqiptarëve, nëse do kenë mirësinë ata Gjyqtarë që të zbatojnë ligjin, që të provohet që Edi Rama vodhi edhe zgjedhje që nuk pati nevojë. Bashës nuk i lejohet të ankimojë sepse vetë zgjodhi të ishte spektaror dhe jo lojtar. Ky është rasti për ti provuar Shqiptarëve dhe opozitës që kurrë nuk mund të zgjedhësh pozicionin e spektatorit dhe ti japësh vetes të drejtat e lojtarit. Sepse përveç 61 Bashkive që i ka dorëzuar në tavolinë deri tani që po flasim, Basha i ka hequr vetes mundësinë për ta provuar që Rama i vodhi këto zgjedhje. Ne e ftojmë që te vijë ne tryezë kur të shkojmë në kolegj zgjedhor, le të sjellë ekspertët e vetë dhe ne i mirëpresim, por të jenë si spektatorë aty sepse nuk mund të jenë si aktorë” deklaron Patozi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA