Hulku i madh, një Fredi Mercuri fëmijë, Khaleesi dhe Lordi Varys nga “Froni i Shpatave”; të gjithë këto personazhe mund ti shohësh në San Diego, për përvjetorin e 50 të “comic con”, një nga eventet më të mëdha të kulturës pop në botë.

Fansat janë veshur si super heronjtë dhe karakteret e preferuara të tyre me shpresën që edhe do të takojnë disa nga aktorët që i luajnë ato.

“Është e jashtëzakonshme. Nuk munda të hyja vitin e kaluar dhe më në fund u regjistrova këtë vit. Dhe ja ku jam. Është e pabesueshme. Është diçka shumë e bukur që ky festival vazhdon prej kaq shumë kohësh. Dhe vazhdon madje të rritet. Respekti për këtë kulturë vazhdon të rritet”, shprehen fansat.

Eventi është argëtues edhe për familjet. Duket sikur bën aktivitete në grup, njerëzit bëjnë foto dhe fëmijët janë ata që gëzohen më shumë.

Ka nga ata që presin me padurim panelet ku diskutohet për “Fronin e Shpatave”, “Walking Dead” etj. Atje mund edhe të takojnë ndonjë prej heronjve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA