Në kohën që jetojmë duket e pabesueshme që të ketë akoma njerëz që nuk lahen për një kohë të gjatë, aq më tepër për vite e vite me radhë.
Kjo e bën të veҫantë edhe 63 vjeҫarin indian Sakal Dev Tuddu, i cili ka rreth 40 vite që nuk i pret dhe nuk i lan flokët e tij. Ai jeton në lagjen Munger në Bihar të Indisë dhe beson se 40 vite më parë Perëndia i ka dalë në ëndërr dhe i ka thënë që nuk duhet t’i priste apo t’i lante flokët asnjëherë. Madje, në atë periudhë edhe flokët e tij u transformuan duke u përdredhur dhe u shndërruan në “rasta” (dreadlocks). Aktualisht gjatësia e tyre është rreth 182 cm. Banorët e komunitetit e vlerësojnë si një njeri besimtar pasi ai ndihmon edhe ҫiftet që nuk kanë fëmijë duke besuar se zoti ia ka dhënë këtë fuqi. 63 vjeҫari është një shërues tradicional dhe përgatit trajtime të bëra në shtëpi për të ndihmuar këta ҫifte. Ai gjithashtu hoqi dorë nga pirja e duhanit pasi kjo është një tjetër shenjë e devotshmërisë ndaj perëndisë. Sakal Dev ka punuar për departamentin e pyjeve për 31 vjet dhe jeton me gruan e tij Rupiya Devi, tre djem, tre vajza dhe shtatë nipër e mbesa.
Top Channel