Wake Up/ Uji i ndenjur i dushit mund të bëhet helmues

16/07/2019 13:49

Jeni kurioz të dini se përse nuk duhet të bëni dush në shtëpi menjëherë sapo ktheheni nga pushimet? Lidhur me këtë një mikrobiolog ka ndarë një ritual të thjeshtë që ai bën çdo herë pasi kthehet nga pushimet…

Dr Tom Makin thotë se e lë hapur dushin në shtëpi për 20 minuta, pa u futur në të. Por edhe pasi e mbyll ai nuk bën dush edhe për 20 minuta të tjera. Ai thekson se ky proces është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet neglizhuar, pasi ndihmon në parandalimin e baktereve vdekjeprurëse. Dr Makin shpjegon se në kohën kur familja është me pushime, uji i ndenjur në dush mund të bëhet helmues. Sipas tij kjo do të thotë që njerëzit janë në rrezik të madh, pasi mund të thithin bakterin e quajtur legionella. Bakteri legionella mund të shkaktojë një lloj të rëndë të pneumonisë (infeksioni i mushkërive) i njohur me emrin sëmundja Legionnaires. Ky bakter është më i rrezikshëm në verë pasi lulëzon nga temperaturat e larta. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të prekurit nga bakteri legionella janë në rritje, pasi njerëzit nuk tregojnë kujdes ndaj këtij procesi i cili duhet shndërruar në ritual pas pushimeve apo mungesës së gjatë në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA