Wake Up/ Studim/ Insektet i ndjejnë dhimbjet po aq sa njerëzit

16/07/2019 13:49

Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Sidney-t në Australi ka gjetur se insektet i ndjejnë dhimbjet po aq sa njerëzit.

Sipas këtij hulumtimi insektet mund të ndjejnë dhimbje të vazhdueshme për një kohë të gjatë, pasi kanë pësuar një dëmtim. Për shembull mizat e frutave përjetojnë një lloj ngacmimi të ngjashëm me njerëzit të cilët kanë probleme me nervin shiatik ose shqetësime të tjera të ngjashme në pjesën kurrizore. Shkencëtarët veç kësaj kanë zbuluar se insektet mbeten “tepër të ndjeshme” ndaj rreziqeve. Ata theksojnë se edhe pasi plaga e tyre është shëruar insektet përpiqen të mbrojnë veten maksimalisht për pjesën tjetër të jetës. Lidhur me këtë studiuesit shpresojnë se me gjetjet e tyre mbi dhimbjen kronike të insekteve të mund të ndihmojnë për të zhvilluar më tej trajtimet tek njerëzit. Profesor Greg Neely nga Universiteti i Sidney tha se ne e dinim se insektet mund të ndjenin dhimbje, por ajo që nuk dinim është se një dëmtim tek ata mund të çojë në dhimbje afatgjate të ngjashme me përvojat e njerëzve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA