Pas një sezoni të suksesshëm dhe të shumëpërfolur televiziv, “Hell’s Kitchen” rikthehet së shpejti në sezonin e tij të dytë në ekran.
Top Channel do ta risjellë në muajin tetor, programin e cilësuar ndër më të suksesshmit në formatet e tipit “reality show”, në të gjithë botën. Audienca e sezonit të parë ishte në nivelet më të larta pasi ky është një program që ndërthur pasionin dhe talentin për të gatuar, garën, tensionin, debatin, adrenalinën dhe pa harruar spektaklin.
Vetë Renato është figura qendrore që krijon atmosferë me mënyrën se si komunikon me konkurrentët, dënimet që ai jep herë pas herë, të qeshurat por mbi të gjitha acarimet dhe të bërtiturat e tij pafund.
Jo pak konkurrentë e cilësojnë si një shef “të tmerrshëm” ndaj jo ҫdokush mund të rezistojë në kuzhinën e tij, në të ashtuquajturën “Hell’s Kitchen”.
Top Channel