Grupi parlamentar i PS i ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit kërkesën për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Top Channel disponon këtë kërkesë, ku janë renditur arsyet dhe motivet e këtij shkarkimi po nga ata të cilët e votuan zotin Malaj në këtë detyrë. Që në fillim grupi parlamentar socialist argumenton se:

“Gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim zoti Arben Malaj i emëruar nga Kuvendi si anëtar  i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  ka pasur sjellje konstante dhe dalje publike dhe deklarim të qëndrimeve personale dhe të natyrës politike të palidhura me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështjet  diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë apo që të mund të klasifikohen si veprimtari në shërbim të edukimit të publikut mbi tregun bankar”.

Kërkuesit e shkarkimit të Arben Malajt theksojnë se:

“Në vlerësim të sjelljes në raport me publikun mund të konkludohet se Z. Arben Malaj në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës në kufijtë e lejuar nga legjislacioni fushës”.

28 deputetët firmëtar të kësaj kërkese shkarkimi mbërrijnë në konfuzionin se “Temat e trajtuara prej tij në daljet publike janë të një natyre thellësisht politike të ndryshme nga politikat e rregulluara dhe mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë në kundërshtim të hapur me fushën e kompetencave të ushtruar si anëtar i këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Vetë Arben Malaj përmes një statusi në Fabook thotë:

“Veprimi i tyre është i pastër politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim të reputacionit apo eficencës së Bankës së Shqipërisë, gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare nuk konstatohen të tilla, por edhe në 7 mbledhjet e Bordit gjatë vitit 2019, pas mandatin të ri, (mandatin i parë ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike”.

Arben Malaj në reagim ndër të tjera thekson se “ Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mospranimit të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësim është i protokolluar në mbledhjen e Bordit te BSH.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA