
24/02 19:13
Vera ka nisur dhe natyrisht bashkë me të edhe pushimet. Por për t’ua bërë edhe më të këndshme këtë sezon veror, e për t’u mbajtur mbërthyer pas ekranit, Top Channel sërish sjell në teleshikuesit në edicionin e dytë programin veror “Pushime On Top”.
Emra të njohur personazhesh nga të gjitha fushat e artit, kulturës, politikës, guida dhe reportazhe që prezantonin Shqipërinë turistike erdhën ndryshe tek publiku përgjatë një muaji rresht, duke sjellë stinën e verës në të gjitha dimensionet e saj.
Oriela Nebijaj dhe Flori Gjinin, dy moderatorët e ” Pushime On Top” rrëfyen disa nga personazhet që do të jenë pjesë e puntatës së parë dhe jo vetëm.
Top Channel