Kishte kohё qё Kroacia i mohonte njoftimet pёr kthimin e refugjatёve ilegalё nё vendin fqinj Bosnje-Hercegovinё. Por presidentja kroate pranoi nё njё intervitё televizive, se ka tё ashtuquajtura push-backs.

Kroacia si vend anёtar i BE-sё ka njё qёllim tё rёnёdёsishёm – ajo do tё bёhet pjesё e hapёsirёs Shengen. Por kush e paguan ҁmimin pёr udhёtimin e lirё nga Hamburgu deri nё Dubrovnik? Gjatё 12 muajve tё fundit kjo ёshtё bёrё vazhdimisht e qartё: Ka shumё raportime pёr qendrimin brutal tё policёve kroat tё kufirit ndaj refugjatёve, qё janё pёrpjekur tё kalojnё pёrtej pikёkalimeve kufitare zyrtare. Mbrojtёsit kroatё tё kufijve tё jashtёm tё BE-sё duket se nuk stepen prej mizorisё. Mediet njoftojnё, se refugjatёt ndёr ta edhe fёmijё janё treguar para kamerave me plagё, qё u janё shkaktuar atyre nga policia pёr t’i ndaluar tё kalojnё nё anёn kroate.

Shumica e mediave kroate e kanё injoruar kёtё tragjedi, qё luhet vetёm 150 km larg kryeqytetit Zagreb. Ministria e Brendshme e Kroacisё i ka mohuar njoftimet pёr keqtrajtime tё refugjatёve nё kufirin me Bosnje-Hercegovinёn gjatё tё ashtuquajturave push-backs, pra dёbimin e atyre qё udhёtojnё ilegalisht.

Mohim nё Zagreb, heshtje nё Bruksel

Amnesty International kritikoi ёshtё heshtjen e Brukselit ndaj kёtyre rasteve. “Shtetet europiane mbyllin sytё kundrejt sulmeve dashakeqe tё policёve kroatё dhe madje i financojnё aksionet e tyre”, shkruan organizata humanitare nё njё deklarim tё saj.
Qёkurse gazetarёt e televizionit SRF nga Zvicra nё maj i kanё filmuar dёbimet ilegale tё refugjatёve nё kufirin kroato-boshnjak, pёr autoritete nё Kroaci ёshtё bёrё e vёshtirё, qё t’i minimizojnё apo t’i heshtin kёto zhvillime.
Edhe presidentja e Kroacisё, Kolinda Grabar-Kitaroviq, nё fillim tё korrikut tha para gazetarёve vendas nё kufirin kroato-boshnjak, se “Nёse dikush kalon nё kёtё territor tё vёshtirё, ёshtё normale qё tё pёrballesh me gёrvishtje, hematoma dhe plagё. Duhet ta mendoni edhe kёtё, nёse herёn tjetёr dёgjoni pёr historitё mbi brutalitetin e policёve tanё. Ata nuk janё brutalё, ju garantoj pёr kёtё.”

Askohe u tha se nuk ka dёbime, push-backs. Presidentja shtoi edhe se nuk kemi tё bёjmё me refugjatё, por me migrantё ekonomikё.
Por vetёm pak ditё mё pas Grabar-Kitaroviq nё intervistё pёr televizionin SRF, nё kuadёr tё vizitёs nё Zvicёr pranoi, se policёt kroatё zbatojnё push-backs.

“Jam interesuar tek ministri i Brendshёm, shefi ipolicisё nё vend, dhe ata mё siguruan, qё nuk ushtrojnё dhunё tё ekzagjeruar. Natyrisht pak dhunё duhet, kur ata zbatojnё push-backs”, tha Kolinda Grabar-Kitaroviq para kamerave. Ajo konfirmoi pikёrisht atё, qё prej muajsh e mohonin politikanёt kroatё.

Jelena Sesar nga Amnesty International e cilёson si “shokuese” deklaratёn e presidentes kroate dhe nё bisedё pёr DW thekson, se: “Sipas sё drejtёs ndёrkombёtare dёbimet kolektive dhe push-backs janё gjithmonё ilegale.”

Eshtё skandaloze se si presidentja kroate pёrpiqet t’i paraqesё push-backs si masa legale dhe justifikon “pak dhunё” pёr zbatimin e tyre. Amnesty International kёrkon, qё Komisioni Europian tё ushtrojё presion ndaj Kroacisё, pёr t’u dhёnё fund kёtyre veprimeve nё kufirin kroato-boshnjak.

Komisioni i BE-sё i pyetur nga DW lidhur me deklarat e presidentes Kitaroviq, u pёrgjigj, se nuk ka koment pёr kёtё./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA