Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit për inat të Barak Obamës

14/07/2019 10:51

Donald Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit vetëm për inat të Barak Obamës; të tjera kabllograme të ish-ambasadorit britanik në SHBA kanë dalë në dritë dhe përcjellin një tablo më të plotë të asaj, mendonte sir Kim Darroch për shefin e Shtëpisë së Bardhë, administratën dhe vendimet e tij.

Darroch e përshkruante tërheqjen nga kjo ujdi si akt  “vandalizmi diplomatik”. Dailymail thotë se memoja është shkruar pasi Ministri i atëhershëm i Jashtëm i Britanisë, Boris Xhonson i bëri thirrje SHBA-së në vitin 2018 që të mos tërhiqej nga pakti. Rrjedhja e fundit e informacionit erdhi pavarësisht paralajmërimeve të policisë kundër publikimit te tij.

Raportet e para ku kritikohej administrata e Trumpit u shfaqen javën e kaluar e nxitën një reagim të furishëm nga Presidenti amerikan. Furtuna e shkaktuar solli për rrjedhoje largimin e Sir Kim nga posti. Sipas marrëveshjes me të cilën kishte rënë dakort Obama, Irani pranonte kufizimin e aktivitetit të tij bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve gjunjëzuese për ekonominë e republikës islamike.

Megjithatë Trump doli me pretendimin se ujdia nuk shkonte aq larg sa duhet dhe rivendosi sanksione amerikane pas tërheqjes prej saj majin e vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA