Lider të rëndësishëm europiane, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin holandez Mark Rutte iu bashkuan shefit të Elizesë, Emmanuel Macron në kremtimet e festës kombëtare të Francës, ditës së Bastijes, që kujton mësymjen e kësaj fortese 14 korrikun e vitit 1789 gjatë revolucionit francez.
Trupa nga 10 vende, pjesëmarrëse të iniciativës europiane të ndërhyrjes, (EI2) parakaluan përgjatë Champs-Elysees. Pjesëmarrës në ceremoni ishin dhe krerët e shteteve dhe qeverive nga Belgjika, Estonia, Finlanda, Hollanda dhe Portugalia.
E pranishme duhet të kishte qenë dhe kryeministrja në largim e Britanisë, Theresa May, por ajo u përfaqësua nga anëtari i lartë i kabinetit britanik David Lidington.
Ajo që Macron u përpoq të nxirrte në pah këtë radhë në ditën e Bastijes ishte zotësia ushtarake europiane. Krerët e bllokut janë nën presionin ta rrisin bashkëpunimin në këtë fushë në mesin e thellimit të hendekut me Washingtonin dhe shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Europian.
Tradicionalisht, parada ёshtё pjesa qëndrore e festёs. Ajo dhe këtë radhe ishte mjaft pompoze, me rreth 4000 antarёve tё forcave tё armatosura franceze të angazhuar për këtë qëllim. Përpara dy vjetësh, Donald Trump, që asokohe sapo kishte marrë çelësat e zyrës ovale, ishte i pranishëm në ceremoninë e atëhershme e cila i la aq shumë mbresa, sa sivjet organizoi nё ditёn e festёs kombёtare nё SHBA njё paradё ushtarake sipas modelit francez.
Raportet mes Macronit dhe Trumpit megjithatë, janë ftohur, të acaruara së fundi dhe vendimi i Francës për vendosjen e një takse kombёtare dixhitale.
Top Channel