“A di të këndojë Robert Berisha”/ Ja përgjigjja e këngëtarit në “E Diell”

14/07/2019 16:05

Prej disa vitesh, instrumentisti i talentuar Robert Berisha po eksperimenton në fushën e këngës duke sjellë për publikun shumë klipe, duke krijuar fansa dhe mbajtur koncerte brenda e jashtë vendit.

Mirëpo deri dje i njohur si bashkëshorti i Nora Istrefit, sot këngëtar, Berisha u përball në “E Diell” me një pyetje pikante. A di të këndojë Robert Berisha? 

“E kam dëgjuar këtë koment” tha Roberti, “mirëpo e dimë që nuk lënë asnjë këngëtar pa i shkruar ndonjë koment të keq. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri kjo gjë, edhe Rihannës ia gjejnë një defekt, madje edhe Beyonces.

Unë nuk mendoj që stonoj” sqaroi njëherë e mirë Robert Berisha komentet dyshuese për zërin e tij. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA