Infeksionet e transmetuara seksualisht janë një shqetësim i madh individual, shoqëror dhe i shëndetit publik. Kostot e tyre sociale, shëndetësore dhe ekonomike janë të konsiderueshme dhe ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e individëve si dhe marrëdhënieve në shoqëri.

Kuptimi i natyrës dhe përcaktuesve të kësaj barre shërbejnë që publiku dhe politikëbërësit të kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të duhur të burimeve të pakta shëndetësore.

Sipas vlerësimeve të OBSH-së, në vit hasen mbi 500 milionë raste të reja të infeksioneve seksualisht të transmetueshme të shërueshme midis të rriturve të moshës 15-49 vjeç.

Në këto infeksione ku pjesën më të madhe e zënë sifilizi, gonorrea, klamidia dhe trikomoniaza, ku meshkujt përbëjnë rreth 53% të rasteve të reja. Grupet e rriskut mbeten personat që ndërrojnë disa partnerë në marrëdhënie seksuale e shpeshherë të panjohur.

Meshkujt që kryejnë seks me meshkujt janë një tjetër kategori që preken, pa harruar punëtoret e seksit si dhe personat që injektojnë drogra të ndryshme. Në luftën kundër sëmundjeve HIV/AIDS funksionon edhe Fondi Global, një program i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në bashkëpunim me shoqata të tjera jofitimprurëse, organizohen persona të fushës në mbështetje të grupeve të riskuara nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Por sa janë të prekurit në Shqipëri nga këto sëmundje? Çfarë thonë statistikat e institutit të shëndetit publik? Si trajtohen pacientët me sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel!

Top Channel