Vendgrumbullimet e mbeturinave në flakë dhe minjtë që shëtisin mbi plehra nëpër rrugët e qytetit; kjo panoramë ka ndezur frikën për shëndetin e banorëve të Romës ndërsa mjekët paralajmërojnë familjet të qëndrojnë larg mbeturinave.

Edhe turmat e turistëve janë të detyruar të manovrojnë përmes koshave të tejmbushur në mes të të nxehtit ndërsa era e rëndë e mbeturinave të neglizhuara tërheq brejtësit duke rritur kërcënimin e sëmundjeve në qytetin e përjetshëm dhe duke dëshpëruar banorët.

“Me këtë të nxehtë dhe me këtë situatë mund të ketë një emergjencë higjenike. Në kuptimin që ne duhet të mbetemi vigjilentë për të evituar atë që mund të shndërrohet në një emergjencë shëndetësore. Parandalimi është më i mirë se kurimi ndaj ne kemi vendosur të paralajmërojmë të gjithë aktorët institucionalë në sistem”, është shprehur Antonio Magi, President i Unionit të Doktorëve.

Ndërkohë, turistët e huaj, pyesin se si ka mundësi që një kryeqytet evropian, të arrijë në këtë gjendje.

“Është shokuese. Si ka mundësi që nuk mblidhen plehrat. Do të kishte qenë një qytet shumë më i këndshëm pa to”, tha një turiste.

“Unë jetoj në qendër, ku është akoma më keq, sepse ka minj, miza, mushkonja…plot insekte dhe kafshë…është e tmerrshme”, është shprehur një banues i Romës.

Banorët e zemëruar të Romës kanë hapur në “twitter” një garë për koshin më të qelbur të mbeturinave.

Kuti picash apo mbetje vaktesh, fruta të kalbura etj, tërheqin pulëbardhat, minjtë e madje edhe derrat e egër në rrugët e Romës e madje edhe ujq janë dalluar pranë periferive të qytetit, ç’ka nuk kish ndodhur kurrë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA