Një raketë evropiane Vega që mbante një satelit të Emirateve, është humbur pak pas lançimit të mërkurën në mbrëmje. Arianspace, shërbimi francez i lancimeve hapsinore komerciale, konfirmoi në një deklaratë se një anomali në lançues, çoi në një fund të parakohshëm të misionit.
E nisur nga një aerodrom në Guianën Franceze, raketa vega mbante një satelit ushtarak për Emiratet e Bashkuara Arabe.
Besohet se ajo është rrëzuar diku në oqeanin atlantik. Në deklaratën e saj, Arianespace tha se një analizë e të dhënave ka nisur për të qartësuar shkaqet e incidentit.
Misioni i dështuar duhet të lançonte të parin nga dy sisteme të Emirateve të Bashkuara në hapsirë, të njohur si projekti ‘Falcon Eye’. Por, lançimi ishte shtyrë edhe dy herë të tjera më parë për shkak të motit të keq, para fluturimit fatkeq të së enjtes.
Ky është dështimi i parë në 15 misione të Vegas, një projekt i përbashkët i Agjencisë Italiane Hapsinore dhe Agjencisë Hapsinore Evropiane.
Top Channel