Prokuroria e Milanos vendosi të nisë një hetim mbi aferën e pagesave të mundshme, nga Rusia, për partinë e Ministrit të Brendshëm italian, Salvini Lega.

Ishte revista online “Buzzfeed”, ajo që njoftoi se i kishte rënë në dorë një regjistrim audio, ku konfirmohej takimi i një ish-zëdhënësi të Ministrit të Brendshme të kontrolluar nga Lega, me një politikan të afërt me Kremlinin.

Në këtë bisede tregohet sesi partia e ekstremit të djathtë mund të merrte para prej Rusisë përpara zgjedhjeve, për Parlamentin Europian.

Sipas “Buzzfeed” takimi është zhvilluar në tetor 2018, gjatë një vizite të Ministrit të Brendshëm italian, në Moskë. Takimi në hotelin “Metropol” është fokusuar tek një biznes i madh nafte. Një firmë ruse, sipas bisedës, do të shiste naftë në vlerën 1,5 miliardë dollarë tek gjiganti italian i naftës “Eni”, e kjo do të lejonte një kalim fondesh të mëdha në arkat e Leges radikale.
“Buzzfeed” e konsideron këtë takim si një dëshmi të re, për marrëveshjet e fshehta mes Moskës dhe partive populliste të djathta, në Europë.

“Qëllimi në dukje ishte një biznes nafte, por në thelb synohej minimi i demokracisë liberale dhe ngritja e nje Europe nacionaliste në aleancë me Moskën”, shkruan ajo.
Salvini i hodhi poshtë me force akuzat, e deklaroi se do të ngrejë padi.

“Unë asnjëherë nuk kam marrë as një rubël, euro apo dollar madje as një litër Vodka prej Rusisë”, deklaroi ai.

Në shkurt, edhe “L’Espresso” raportoi për bisedime të fshehta, duke përmendur gjithashtu anëtarin e Legas Gianluca Savoini, i cili vjeshtën e vitit të kaluar, e pati shoqëruar Salvinin në Moskë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA