Muzikë me harpën e faraonit/ Grupi i vajzave që ringjall lashtësinë në Egjipt

12/07/2019 12:01

Në Egjipt, një harpë e lashtë e periudhës faraonike, po rikthehet në jetë. Në përpjekje për të mbrojtur trashëgiminë kulturore e për ta mbajtur gjallë artin e asaj që vendasit e njohin si “semsenia”, një grup vajzash të reja kanë arritur të krijojnë korin e pare femëror që përdor këtë lloj harpe në lindjen e mesme.

“Ideja më erdhi përpara rreth një viti; e mendova përse të mos mblidhemi disa vajza që e njohim këtë instrument? Përse të mos krijojmë një grup? Kështu nisa të kërkoj fillimisht për vajza të moshës sime. Më vonë, na dolën disa probleme dhe afruam edhe vajza të tjera, e nisëm t`i mësonim për këtë trashëgimi të veçantë, e më tej filluam provat’, tha themeluesi i korit.

Semsenia, e ngjashme me harpën, behet me dru ahu dhe tela të hollë çeliku; ajo besohet se i ka rrënjët në Egjiptin e lashtë e pamje të saj shfaqen rëndom në zbukurimet e disa varreve të kohës së faraonëve.

Mohamed Ghaly, marangoz nga profesioni, është prej zejtarëve të fundit që e prodhojnë këtë instrument, duke e mbajtur gjallë traditën e tij.

Grupi i vajzave të Semsenias ka nisur të bëhet dalëngadalë i njohur e është ftuar në disa festivale të rëndësishme muzikore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA