Barcelona dhe Antoine Griezmann janë shumë pranë njëri-tjetrit. Sipas mediave në Spanjë dhe Angli ekipi katalanas do zyrtarizojë shumë shpejt francezin.

Transferta ka qenë e vështirë pasi Atletiko ka kërkuar goxha para, por siç thuhet në mediat e huaja Barcelona do paguajë klauzolën e lirimit të 28 vjeçarit.

Shuma e klauzolës që Barcelona pritet të paguajë është 107 milion paund. Para pak ditësh Atletiko Madrid zyrtarizoi blerjen e saj të re, që shikohet edhe si zëvenduesi i Griezmann.

Ekipi i drejtuar nga Simeone ka blerë nga Benfika talentin portugez Felix.

Top Channel