24/11 09:50
Eduart Ndocaj, kandidati për kryetar të Bashkisë së Lezhës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste ka deklaruar në një linjë telefonike në emisionin Open se hapja e 11 kutive të votimit në Lezhë do të zbulojë manipulimin e zgjedhjeve.
Ndocaj akuzoi kandidatin e PS-së Pjerin Ndreu se e ka kërcënuar nëpërmjet njerëzve të tjerë.
Ndërkaq, Pjerin Ndreu ka ndërhyrë menjëherë duke deklaruar se ishte i qetë nëse hapeshin të gjitha kutitë e votimit të Lezhës dhe sipas tij procesi i votimit ka qenë model dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Top Channel