Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar me objekt pune verifikimin e procedurës së ndjekur nga presidenti Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Ky komision me 5 antarë nga maxhoranca dhe 4 nga opozita, do të drejtohet nga socialisti Ulsi Manja. Demokrati Alban Zeneli është nënkryetar. Relator u zgjodhën Deputetët Alket Hyseni dhe Halit Valteri ndërsa sekretare Klotilda Bushka.

“Ky Komision Hetimor Parlamentar, do të bëjë një hetim të plotë të gjitha të dhënave dhe fakteve pasqyruar në kërkesën e objektit të kërkesës së kërkuesve dhe që janë materializuar në objektin e hetimit sipas vendimit 84 të vitit 2019. Në përfundim të punës së tij do t’i paraqesë Kuvendit një raport përfundimtar në mënyrë të arsyetuar nëse ekziston shkaku për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës”, u shpreh Ulsi Manja.

Nënkryetari komisionit, Alban Zeneli tha se për të gjithë anëtarët është një përgjegjësi e madhe.

Sinkron Alban Zeneli.

“Në nder të këtij Komisioni, por edhe në interes të qytetarëve shqiptarë ne e dimë shumë mirë se çfarë përvoje kanë komisionet hetimore të këtyre 30 viteve të fundit. Desha t’iu kërkoj të gjithë kolegëve që janë në këtë komision të kenë seriozitetin e duhur. Komisionet e 30 viteve të fundit kanë qenë të dëshuara, ne të jemi më korrekt se këtë presin të gjithë qytetarë shqiptarë”, tha

Të tilla komisione tha socialisti Bashkim Fino ndodhin njëherë në 100 vjet jo vetëm në parlamentin e Shqipërisë, por ato në botë. Megjithatë zoti Fino u ndal në pretendimet e presidentit se dekretet e tij i shqyrton vetëm Gjykata Kushtetuese.

“Letra e Presidentit, të cilën e vendosi ta quaj dekret presidencial për shfuqizimin ditës së zgjedhjeve mban datën 10 qershor. Sot është 11 korrik. Ka kaluar një muaj, e një ditë. Ajo letër u vlerësuar edhe nga “KQZ si një akt individual dhe absolutisht i pavlefshëm. Sot ka kaluar afati 30 ditor i ankimit edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që qoftë PD, qoftë LSI deri më sot kanë gënjyer të vetët, edh shqiptarët kur thoshin se dekretet e Presidentit do të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetues. Asnjëri nuk i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Fino.

Kuvendi nisi procedurat e shkarkimit të presidentit Ilir Meta pas kërkesës së 55 deputetëve socialistë me pretendimin e se me anulimin e datës së zgjedhjeve presidenti privoi sovranin nga zgjedhja e kjo sipas tyre është shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Pritet me interes për t’u parë nëse presidenti Ilir Meta do ta pranojë ftesën për t’u përballur me këtë komision duke dëshmuar, apo do ta injorojë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA