Sezoni i emisionit të Open është mbyllur me një debat ndërmjet deputetit të PS-së, Ervin Bushati dhe kreut të Partisë Agrare, Agron Duka, në lidhje me sistemin politik dhe zhvillimet e krizës.
Në një moment Duka i thërret Bushatit Edvin dhe ai i kundërpërgjigjet duke thënë se unë jam Ervini jo Edvini. Duka ka ndërhyrë për ta ngacmuar por Bushati tha me humor se unë jam Ervini dhe më 15 kam ditëlindjen dhe atë ditë do të hapen negociatat me BE.
E paske në një ditë me doktorin tha Duka dhe Bushati vijoi po patjetër në një ditë me doktorin…
Ndërkaq gazetarja Eni Vasili ka shpallur mbylljen e sezonit të Open duke falënderuar presidenten e Top Channel Vjollca Hoxha, Drejtorin Ben Blushi dhe stafin e gazetarëve e bashkëpunëtorëve.
Top Channel