Për herë të parë publikisht, Lulzim Basha mbështeti vendimin e kryebashkiakëve të tij, për të mos i lënë zyrat të zgjedhurve socialist.
Nga Selenica, e cila drejtohet nga demokrati Përparim Shameti, Lulzim Basha u zotua se kryebashkiaku demokrat do të qëndrojë në detyrë deri sa të mbahen zgjedhje demokratike.
Kryedemokrati u ndal edhe në Vlorë, në një takim me strukturat.
“Partia Demokratike dhe opozita e shikon refuzimin referendar të farsës së Edi Ramës, jo si një triumf, por si një përgjegjësi të jashtëzakonshme për ta kthyer këtë energji në një energji për ndryshim, për të gjitha shtresat e shoqërisë, të cilat meritojnë dhe do të kenë nga Partia Demokratike një plan të qartë për daljen nga kriza, një plan të qartë që Shqipëria të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një grushti njerëzish që e kanë shtrydhur Shqipërinë dhe Vlorën, siç kanë bërë deri më sot”, është shprehur Basha.
Pas 30 qershorit Lulzim Basha ka nisur një tur falenderues takimesh në bashkitë e djathta.
Top Channel