Shkëndija e Tetovës përmbush të gjitha pritshmëritë dhe hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit në turin e dytë të Champions League. Kampionët e Maqedonisë së Veriut bënë detyrën ndaj kampionëve të Estonisë, Nomme Kalju, në sfidën e parë në transfertë të cilën e fituan me rezultatin minimal 0-1.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra shqiptare, por formacioni i Qatip Osmanit gaboi shumë përpara porte madje në minutat e fundit të pjesës së parë u ndal edhe nga traversa. Golin e vetëm për Shkëndijën e shënoi Agim Ibraimi në minutën e 80-të me penallti.

Edhe pasi gjeti rrjetën, Shkëndija nuk i ndali sulmet në drejtim të portës së Nomme Kalju por nuk kishte saktësinë e duhur në finalizim për të vulosur çështjen e kualifikimit.

Gjithsesi me paraqitjen e shkëlqyer që bëri në Estoni dhe me fitoren minimale që mori, skuadra tetovare është me njërën këmbë në fazën tjetër të Championsit.

  Feronikeli një hap larg historisë, shënon dy herë në fund për një barazim të madh

Top Channel