25/11 10:15
Rusia po planifikon të bëhet një nyje e rëndësishme e transportit tregtar midis Europës dhe Kinës, duke miratuar planin për ndërtimin e një rruge 2000 km, rreth 9.5 miliardë dollarë, e që do ta përshkojë vendin nga kufiri me Bjellorusinë e deri në Kazakistan.
Kjo do të jetë rruga më e shpejtë për kamionët që do të udhëtojnë midis Kinës dhe BE-së, dhe 80% e tokës që do të përdoret është shpronësuar tashmë, duke u blerë nga kompania ndërtuese.
Rruga do të jetë me pagesë për kamionët, dhe investuesit duan që t’u garantohen 550 milionë dollarë të ardhura nga qeveria, në rast se do të ketë bllokime për arsye politike.
Top Channel