Kancelarja gjermane ka rindezur debatet për shëndetin e saj, pasi u pa sërish të dridhej në një event publik, incidenti i tretë i tillë, në më pak se një muaj.
64 vjecarja u takua me Kryeministrin e ri finlandez, Antti Rinne, në Berlin, të mërkurën, kur ajo u duk se dridhej në mënyrë të pakontrollueshme.
Ky është incidenti i tretë i ngjashëm, në më pak se një muaj, për lideren gjermane.
Herën e parë, në mes të qershorit, rasti ndodhi gjatë një takimi me Presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, por ekipi i Merkelit siguroi të interesuarit, se ajo thjeshtë ishte pak e dehidratuar dhe se e kish marrë veten pasi kish pirë një gotë me ujë.
Sidoqoftë, ajo rindezi shqetësimet pak javë më vonë, në një tjetër event publik në Berlin.
Të mërkurën, zëdhënësi i Merkelit insistoi se Kancelarja ishte mirë, duke përsëritur të njëjtin shpjegim me disa javë më herët. Dhe vetë Kancelarja po ashtu.
“Unë jam mirë, ashtu sic kam thënë edhe disa ditë më parë. Jam ende në një fazë rimëkëmbjeje fizike pas eksperiencës që pata gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit Zelenski dhe gjendja nuk ka kaluar por është përmirësuar ndjeshëm. Unë ndjehem shumë mirë dhe nuk ka arsye për tu shqetësuar”, është shprehur Merkel.
Top Channel