Wake Up/ Të pedalosh për shëndetin dhe qytetin, por cilat janë rreziqet e çiklistëve?

09/07/2019 13:19

Në Tiranë janë shtuar ndjeshëm kilometrat me korsitë e biçikletave, por bashkë me to edhe rreziqet për ata që kanë zgjedhur pedalimin si mënyrë transporti dhe jetese.

Aktualisht në qytetin e Tiranës janë projektuar 47 kilometra korsi biçikletash, në rreth 34-35 akse rrugore. Në 90% të rasteve, ndërhyrjet kanë përdorur hapësirën që zënë parkimet e makinave dhe jo atë të kalimit të makinave. Në raste të tjera, si Rruga e Kavajës dhe Bulevardi Zogu I, është përdorur trotuari i mesit.Çiklistët thonë se në Tiranë ka shumë rreziqe, kryesisht në zonat e populluara por edhe pranë kryqëzimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA