Begles, një qytet me rreth 27 mijë banorë, afër Bordosë në Gironde, do të bëhet Bashkia e parë e kësaj përmase, që do të kufizojë shpejtësinë në 30 km në orë, në të gjithë rrjetin e saj të rrugëve.

Masa, sipas zyrtarëve, merret për të siguruar një ndarje më të mirë të hapësirës publike dhe për të garantuar sigurinë dhe do të hyjë në fuqi të hënën.

Ky kufizim i shpejtësisë në qytet në 30 km në orë, është kërkuar prej kohësh nga ekoologjistët, edhe pse është ndeshur me disa kundërshti.

Autoritetet lokale thonë se kanë marrë peticione nga banorët që ankoheshin për makinat që ecnin shpejt në rrugën para shtëpive të tyre dhe kjo sipas tyre, ishte metoda më e thjeshtë për të përmirësuar situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA