Blic: Nga Moska në Beograd, Macron është tani aleat i Serbisë përballë Kosovës

09/07/2019 17:11

Gazeta serbe ‘Blic’ raporton se presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të pozicionohet në krah të Serbisë sa i përket konfliktit me Republikën e Kosovës. E përditshmja serbe e konsideron ‘risi’ pozicionimin e ri të Parisit.

“Macron, si një lider i ri evropian së bashku me Sebastian Kurtz, zëvendëson Angela Merkel, dhe prandaj synon të zgjerojë influencën e tij në rajonin e Ballkanin. Ndërkohë që duke vizituar vetëm Serbinë nga të gjitha shtetet e rajonit, ai dërgon një sinjal të qartë se shteti ynë (Serbia) është aleat kryesor i Francës në këtë pjesë të Evropës”, shkruan gazeta serbe ‘Blic’.

Kjo gazetë flet edhe për një vizitë të presidentit Macron në Moskë, ku do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, dhe që do i paraprijë vizitës së tij në Beograd.

Sipas ‘Blic’, qëndrimi i Macron ndaj Prishtinës ka ndryshuar pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë, si dhe faktit që shqiptarët shohin si aleat të vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket marrëdhënieve Francë-Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje me presidentin Macron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA