Një ditë më parë kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i dërgoi një letër publike disa ambasadorëve të vendeve perëndimore ku shprehte shqetësimin për situatën e krijuar pas 30 qershorit dhe propozonte që ashtu si në vitin 1913 Shkodra të merrej në administrim ndërkombëtar dhe të mos lejohej fituesi i zgjedhjeve nga Partia Socialiste që të bëhej kryebashkiak deri sa të bëheshin zgjedhjet e rregullta.
Një nga vendet që zonja Ademi kërkoi ndihmë ishte edhe Austria. Ambasadori austriak në Tiranë ktheu përgjigje.
“ I gatshëm të diskutojmë . Por 2019 nuk ë htë 1913. Shqipëria aspiron të hapë bisedimet me Bashkimin Europian. Kjo kërkon aftë si për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë sezoni i konfliktit do të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konfliktit. Shqiptarët duan të shkojnë të qetë me pushime”, shkruajti Sattler.
Nuk është rastësi kthimi i përgjigjes nga ambasadori i Austrisë. Shkodra në vitet e errëta të luftës botërore u shpëtua nga Austrohungaria. Pas largimit të osmanëve në qytet hynë malazezët dhe vetëm ndërhyrja e ashpër e Vienës i largoi ata.
Top Channel