Zgjedhjet në Greqi, fituesi Kyriakos Mitsotakis: Do jem Kryeministri i të gjithëve

08/07/2019 08:18

Partia  opozitare e qendrës së djathtë Demokracia e Re, e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi.

Menjëherë pas rezultatit, kryeministri ende në detyrë Alexis Tsipras, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme dhe e ka telefonuar kundërshtarin e tij për t’i uruar fitoren. Nga të dhënat e deritanishme  partia e drejtuara nga Mitsotakis ka fituar 39.7% të votave, ndërsa partia Syriza e kryeministrit, Tsipras, është në vendin e dytë me 31.6%. Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte në masën 57%.

Kryeministri i zgjedhur, Mitsotakis, tha se ardhja e tij në krye të shtetit është një mandat për ndryshim.

“Vendi ynë me krenari ngre kokën përsëri dhe se unë do të jemi kryeministër për të gjithë, sepse grekët janë shumë pak për të qëndruar të ndarë” tha ai në nj dalje publike.

Ndërsa, pas bërjes publike të rezultateve, kryeministri i deritanishëm, Alexis Tsipras, përmendi vendimet e vështira që është dashur të marrë në kohën sa ka qenë në pushtet”.

“Sot, me kokën lartë, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot ne duhej të merrnim vendime të vështira me një kosto të rëndë politike”, tha Tsipras gazetarëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA