Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ftoi nëpërmjet Facebook qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së sotme para Kryeministrisë, për të treguar sipas tij vendosmërinë për të larguar Edi Ramën dhe për t’i dhënë vendit mundësi për çdo shqiptar, duke zgjedhur me votë të lirë një qeveri që punon në interes të qytetarëve.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk” është ftesa e liderit të opozitës në  një video-mesazh, ku në përmbajtje të saj thuhet se padrejtësisë do t’i përgjigjen me qëndresë.

Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk

Posted by Lulzim Basha on Monday, July 8, 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA