Një raport i kontrollit të lartë të shtetit, për periudhën 2017 – 2018, vë në dyshim cilësinë dhe sigurinë e barnave, që hyjnë në tregun farmaceutik shqiptar.
Sipas KLSH, agjencia e barnave nuk ka kryer analizave të barnave që vijnë nga jashtë dhe as barnat që prodhon nga dy kompani faramceutike në vendin tonë, për më tepër as lënda e parë që ata përdorin.
Drejtori i Auditimit të Performancës, KLSH, Rinald Muça është shprehur se gjatë periudhës 2017-2018 nuk është bërë asnjë analizë laboratorike, po kështu as për lëndët e para të cilët përdoren për prodhimin e barnave nuk është kryer asnjë analizë.
KLSH ka konstatuar se laboratori i Agjencisë së barnave është i paakreditur, proces ky që ka nisur që në 2015 dhe nuk ka përfunduar ende.
Rinald Muça thotë se pajisjet që përmban ky laborator janë tepër të vjetra, të viteve 60, ku nga 45 pajisje vetëm 11 janë ndryshuar së fundmi.
Sistemi i farmakovigjlencës, i cili lidhet me efektet anësore të medikamenetve që konsumohen sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, pothuajse nuk ekziston.
Ndërkohë që Agjencia e barnave nuk kryen inspektime në të gjitha subjektet farmaceutike tregtare dhe farmacitë e spitaleve janë lënë plotësisht jashtë kontrollit.
Sipas KLSH të vetmet inspektime janë kryer kur Ministritë e Shëndetësisë ngriti një taskforce, por nga 1600 subjekte u inpektuan vetëm 380.
Top Channel