Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar miratimin e nxjerrjes së rezultateve të 30 qershorit, për kryetar Bashkie dhe Këshillat Bashkiak. Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi nxjerrjen e rezultatit për Kryetarin dhe Këshillin e Bashkisë së Vlorës.

Me 4 vota pro dhe atë të kryetarit të KQZ kundër, i cili përsërit edhe qëndrimin e tij, për të parë proces verbalet, KQZ miratoi rezultatin në Vlorë.

Në tabelën përmbledhëse të rezultateve për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, janë 33520 vota të gjetura në kuti, ndërkohë që në 30 qershor, KQZ raportoi si shifër paraprake të pjesëmarrjes në votime 31563 votues.

Nga 33520 të gjetura në kuti për Bashkinë e Vlorës, 1854 vota janë të pavlefshme, ndërsa 64 vota janë hedhur në kutitë e gabuar.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme KQZ duhet të bënte edhe realizimin e 38 kërkesave ankimore të depozituara nga Bindja Demokratike, të cilat do të relatohen në mbledhjen e ditës së martë, për shkak se anëtarët e Komisionit Qendror të zgjedhjeve nuk ishin njohur me dokumentacionin plotësues që i kishin kërkuar kësaj partie, pasi ishte dorëzuar në KQZ, vetëm një orë para fillimit të mbledhjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA