Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një video mesazh ku i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 8 korrikut. Opozita do të protestojë sërish në Tiranë, të hënën e javës së ardhshme dhe Basha thekson se nuk do të ketë asnjë hap për kërkesat e tyre.

“Të hënën, 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! Rama ik”, shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA