Studimet kanë treguar se divorcet janë shumë të rënda psikologjikisht jo vetëm për nënat dhe fëmijët, por edhe më shumë për baballarët, ndaj këta të fundit duhet të mendohen dy herë përpara se t’i japin fund një martese.

Statistikisht, niveli i burrave të divorcuar që kryejnë vetëvrasje është tri herë më i lartë se i grave të divorcuara.

Burrat e divorcuar kujdesen më pak për shëndetin, duke ulur përdorimin e ushqimeve të shëndetshme e duke konsumuar më shumë lëndë të dëmshme, si duhani apo alkooli. Kanë më shumë gjasa të neglizhojnë vizitat te mjeku, dhe të vdesin nga sëmundje që mund të kishin qenë të trajtueshme.

Këto përfundime janë shkruar në librin “Dying To Be Men”, nga Uill Kourenaj, i cili thotë se humbja e kontaktit me fëmijët dhe me partneren, pas divorcit, i shtyn burrat drejt depresionit vetëvrasës më fort sesa gratë.

Burrat e martuar janë më të shëndetshëm dhe më pak të stresuar se të divorcuarit. Kanë më shumë gjasa të kapin në kohë sëmundje që i shfaqin shenjat në trup e lëkurë, pasi ua shohin bashkëshortet ndryshimet dhe i detyrojnë të shkojnë te mjeku.

Në fakt, statistikisht, burrat e pamartuar kanë 70% më shumë gjasa që të vdesin se brurat e martuar. Edhe pse martesa nuk është e përkryer dhe shpesh stresi në çift ndihmon sëmundje të tjera, si artriti apo kariet e dhëmbëve, në përgjithësi, të martuarit janë shumë më të shëndetshëm.

FOTO GALERI
1/4
Statistikisht, niveli i burrave të divorcuar që kryejnë vetëvrasje është tri herë më i lartë se i grave të divorcuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA