Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat me rezultatet e votimit të 30 qershorit në bashkinë e Kamzës dhe në bashkinë e Korçës.

Rakip Suli i Partisë Socialiste është konfirmuar kryebashkiak i Kamzës, i cili zëvendëson në këtë detyrë Xhelal Mziun, ndërkohë që ky i fundit nuk mori pjesë në zgjedhje si rezultat i vendimit të Partisë Demokratike për bojkot.

Gjithsesi, Mziu ka deklaruar në një intervistë për Top Channel se nuk do të pranojë të dalë nga zyra, për shkak se nuk i njeh votimet e 30 qershorit. Ai u shpreh i bindur se qytetarët do të bëhen barrikadë kundër asaj që e quan grusht shteti.

Sa i përket Korçës, Sotiraq Filo është rikonfirmuar në krye të kësaj bashkie.

Kamza dhe Korça ishin dy prej bashkive ku përballë Partisë Socialiste u vendosën edhe kandidatët e Bindjes Demokratike, të cilët morën shumë pak vota.

Kryebashkiakët e djathtë kanë deklaruar se nuk do të largohen nga zyrat deri sa në Shqipëri të organizohen zgjedhje lokale me pjesëmarrjen e opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA