Kanë qenë pak minuta që i kanë shpëtuar jetën 20 vjeçarit Mohammad Furqan në qytetin e Lucknow, në Indi. I riu ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe kur çdo gjë ishte bërë gati për varrimin, ai dha shenja jete.

Familjarët e Mohammad kanë treguar për ‘Hindustan Times’ se djali kishte qëndruar disa ditë në spital, pas një aksidenti ku ishte përfshirë. Por pasi kishin paguar rreth 10 mijë paund, mjekët u kanë kërkuar familjarëve para të tjera për të vazhduar trajtimin. Për shkak se familja nuk kishte më para për të financuar trajtimin, mjekët e kishin shpallur të vdekur 20 vjeçarin.

“Ne ishim përgatitur për varrimin kur pamë se ai po lëvizte gjymtyrët. E dërguam menjëherë në spital dhe mjekët konfirmuan se është gjallë”, kanë thënë familjarët.

Drejtuesit e spitalit privat kanë premtuar një hetim tërësor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA