Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka shkarkuar guvernatorin e bankës qendrore të vendit pa dhënë një arsye zyrtare. Murat Cetinkaya e mbante postin që prej prillit 2016, tani në vend të tij është vendosur zëvendësi.
Sidoqoftë, mediat turke shkruajnë se shkak për shkarkimin nga detyra janë mosmarrëveshjet në lidhje me normat e interesit që qeveria i do më të ulëta në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.
Vendimi ka shtuar shqetësimet edhe për pavarësinë e bankës qendrore. Presidenti Erdogan ka kërkuar që normat e interesit të ulen duke i konsideruar ato fajtore për situatën.
Ai ka pretenduar se norma e lartë e interesit shkakton inflacion dhe beson se ulja e tyre do të përmirësojë rritjen ekonomike.
Por banka qendrore, në shtator, vendosi ti rriste normat e interesit duke thënë se kjo do të ndihmonte në uljen e inflacionit dhe do të forconte lirën.
Top Channel