Para rinovimit të tij, 2 mijë metrat katror të muzuet të vjetër të Vienës, janë shndërruar në një arenë për artin e rrugës dhe skejtbordin. Muzeu ka shfrytëzuar rastin që ambjentet e tij të brendshme të ndryshohen rrënjësish nga artistët vjenezë të artit të rrugës. Përvec grafiteve klasike dhe muraleve gjigande, në muse ka edhe ekspozita me fotografi, një zonë workshopi dhe një park për skejtboard.
“Muzeu i Vjenës në Karl Platz, është i mbyllur për momentin sepse po presim nisjen e punimeve të rindërtimit. Ndaj ne menduam që të hapim dyert për artin e rrugës dhe kjo zgjidhje na lejon të bëjmë dicka ndryshe. Muzeu është bosh, objektet janë magazinuar dhe hapsira mund të përdoret lirisht. Arti i rrugës dhe skejtbordi, janë ideale për dicka ndryshe”- tha një artiste.
Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë verës dhe hyrja në të është falas.
Top Channel